“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

Marketing

  Kështu, përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Turqia theksoi se i janë mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira  të tërmetit shkatërrues.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe. Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Kontigjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona.

Marketing