Turqia ka njoftuar se po mbyll hapësirën ajrore për avionët civilë dhe ushtarakë rusë që kanë si destinacion Sirinë. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili tha se ndalimi do të qëndrojë në fuqi për tre muaj.

Marketing

Turqia, një anëtare e NATO-s, gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.

Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011./albora.ch/

Marketing