Për të mbajtur pamjen tuaj të përsosur dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm, duhet të vizitoni rregullisht dentistin.

Marketing

Klinika dentare në Zvicër “ZAK CLINIC”, tashmë me mbi një vit e gjysmë punë e profesionalizëm ofron një përmbledhje të shërbimeve mjaft të rëndësishme për shëndetin oral.

“ZAK CLINIC” punon në nivelin më modern të teknologjisë dentare sa i përket pajisjeve dhe metodave të trajtimit, ku është në në gjendje t’u ofrojë pacientëve stomatologjinë holistike, shërbime ortodontike dhe ekzaminime të rregullta.

Zakonisht merr kohë për të përgatitur një diagnozë dhe anamnezë të detajuar për ju, pasi për “ZAK CLINIC” kjo është një bazë e rëndësishme për trajtimin e bazuar në nevojat afatgjate të dhëmbëve tuaj.

Trajtimet të cilat kryhen në këtë klinikë janë: Trajtimi i kanalit të rrënjës, Kirurgji dentare, Stomatologji estetike, Diagnoza, Implantologjia, Kariologjia dhe terapia e mbushjes, Ortodoncia, Paradontologji, Fasetat, Zbardhja, Stomatologji me laser dhe Invisalign.

Në praktikat dentare, konsultimi me pacientin shpesh bëhet vetëm në mënyrë të improvizuar. Por jo te “ZAK CLINIC”, aty në mirëqenien tuaj e dini gjithmonë se cilat hapa dhe metoda trajtimi po kryhen ndaj jush.

Si themeluese dhe menaxhere e Klinikës Dentare ZAK, Shemsije Fetahu siguron cilësi dhe procese profesionale. Nga përvoja e saj shumëvjeçare e punës intensive, ajo e di saktësisht se çfarë është e rëndësishme për klientët e saj.

Në harmoni me ekipin stomatologjik, “ZAK CLINIC” kujdeset që çdo ditë klientët e saj të dalin nga klinika me buzëqeshje./albora.ch/

Marketing