Për sigurinë gjatë finales Conference League me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Marketing

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi se për këtë ndeshje policia do t’i dërgojë disa zyrtarë policor atje.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Marketing