Togeri Diar Statovci i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.

Marketing

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se Statovci ishte një nga 200 kadetët oficerë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe 35 kadetët ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme.

“Programi për një vit i udhëheqjes së oficerëve të rinj është fizikisht kërkues si dhe sfidues në aspektin akademik. Diari është kandidati i dytë ushtar në shërbim nga FSK, pasi ka kaluar procesin e përzgjedhjes së Mbretërisë së Bashkuar në maj 2020”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Më tej thuhet se togeri Statovci do të fluturojë përsëri në Kosovë në ditët e ardhshme për një pushim të fituar mirë përpara se të marrë komandën e togës në FSK.

“I urojmë gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”, përfundon njoftimi i ambasadës britanike.

Marketing