R.H., 14-vjeç, u ther sot për vdekje në Vranjevc të Prishtinës në një distancë jo të madhe nga shkolla “Hilmi Rakovica”, aty ku vijonte mësimet në klasën e 9-të.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, 14-vjeçari u ther me thikë disa herë teksa po shkonte në shkollë. Zyrtarisht nuk është konfirmuar arrestimi i ndonjë të dyshuari, por sipas burimeve një i mitur është shoqëruar për në stacionin policor.

Marketing

Mësimi në shkollë po vazhdon dhe sipas nxënësve aty, i mituri që u ther për vdekje ishte nxënës i urtë.

Motivet e kësaj vrasjeje është herët të dihen, por policia tha se po punon intensivisht në zbardhjen e rastit./albora.ch/

Marketing