Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për albora.ch se dy perona janë arrestuar në Pejë pasi një tjetër ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.

Marketing

“Njëri dyshohet për veprën penale “vrasje”, ndërsa tjetri për veprën penale “shkaktim të lëndimeve trupore”, tha Nikçi.

“Ajo çka mund t’ju konfirmoj për këtë çështje është se edhe njëri nga personat e arrestuar ka plagë nga përleshja, që ka ndodhur paraprakisht, ku në vend të ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, së bashku me prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështjeje penale”.

Marketing