Lumi më i madh i Italisë, Po, po arrin në nivelin më të ulët në 70 vjet. Tek Ponte della Becca, në qytetin Pavia, ku bashkohen lumenjtë Ticino dhe Po, thatësira është kthyer në kërcënim.

Marketing

“Këtu jemi në Ponte della Becca. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk e kam parë që kur kam qenë fëmijë”, thotë Mauro Baldraghi, peshkatar, transmeton euronews.al.

Qytete të ndryshme në veri të Italisë kanë shpallur racionimin e ujit. Në disa bashki, uji mund të përdoret vetëm për të gatuar dhe për të larë, por jo për aktivitete si mbushja e pishinës apo ujitja e luleve.

“U detyruam të shpallnim këtë urdhëresë që ndalon përdorimin e ujit jo për nevojat bazë, por për mbushjen e pishinave apo për ujitjen e luleve. Po kalojmë kohë të vështira, më të vështirat në 70 vitet e fundit. Bashkia jonë ka mungesë uji në rezervat e saj dhe shpresojmë që shiu të bjerë së shpejti. Nëse nuk ka shi do të detyrohemi të shpallim urdhëresa të tjera”, shprehet Alessandro Monti, kryetar i Bashkisë së Bavenos në Itali.

Rajonet në veriperëndim të Italisë kanë nisur të vuajnë dhe tani, ato të verilindjes ndodhen në një emergjencë të ngjashme. Qendra është në një situatë para-emergjente, ndërsa në jug problemi i thatësirës është endemik. Kjo do të thotë se jugu, i njohur për historinë shumëvjeçare me thatësirën, rrezikon të kthehet në rajon të shkretë.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing