Pasi kaloi tetë orë në mekanizmin shkatërrues të kamionit të mbeturinave, në Sudan një 10-vjeçar u shpëtua.

Marketing

BBC raporton se djali po punonte në një kamion nga një kompani plehrash. Besohet se ai u hodh në kamion kur po hidhte disa mbeturina. Tani gjendet në spital, por policia sudaneze nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

Njerëzit shpërndanë fotografi në rrjetet sociale të shpëtuesve që tentonin ta shpëtonin djalin gjatë tërë natës.

Ata që e panë ngjarjen, thanë se njëra dorë e djalit mund të shihet që kishte ngecur jashtë dhe se ky aksident ka hedhur dritë në çështjen që fëmijët punojnë dhe shfrytëzohen në Sudan .

Ka numër të madh të fëmijëve të rrugës në Khartoum dhe në qytetet e tjera të mëdha sudaneze./albora.ch/

Marketing