Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur të enjten pasdite në ishullin Vankuver, në skajin jugperëndimor të Kanadasë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Marketing

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.9 ballë.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 211 kilometra në jugperëndim të Port McNeil dhe thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.

Marketing