Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, po shijon ditët më të bukura të jetës së saj.

Marketing

Ajo dhe partneri, Adis Patushi, po presin së bashku një bebush që do të ndryshojë përgjithmonë jetët e tyre.

Ndonëse ka qenë mjaft aktive me projekte të reja dhe gjatë periudhës së fundit, është çështje ditësh që ajo të sjellë në jetë djalin.

Artistja së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke bërë kontrollet e fundit mjekësore përpara lindjes.

“Po i numërojë ditët, orën, minutat e sekondat derisa të të kem në krahët e mi biri im, të dua akoma pa të parë fytyrën e pa të ndjerë erën”, ka shkruar Fifin krahas postimit.

Kujtojmë që ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe i dyti për Adisin pasi ai e ka edhe një tjetër djalë me Adrola Dushin.

Marketing