Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka tronditur Qipron, orët e para të mëngjesit sot, 11 janar.

Marketing

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit u raportua 113 kilometra në perëndim të kryeqytetit Nikosia, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra, raporton EMSC, përcjellë albora.ch.

Ndërkohë sipas Instituti Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte madhësi 6.4 Rihter.
Sipas medieve izraelite, tërmeti është ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit, si dhe në veri të Greqisë.

Tërmeti u ndje në të gjithë Qipron, me raportet fillestare për lëkundje të forta që zgjatën disa sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Qipro ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë afrikane./albora.ch/

Marketing