Një i mitur nga amerika ka humbur jetën pasi një efektiv polivie ka qëlluar me armë mbi të.

Marketing

Policia në Uashington ka publikuar videon nga momenti i të shtënave kundrejt 17-vjeçarit Dalaneo Martin teksa tentoi të arratisej me një makinë të vjedhur.

Në video shihet se policia i afrohet fillimisht makinës në të cilën po flinte 17-vjeçari më 18 mars. Kur oficerët hynë në makinë, Martin ishte në panik dhe u përpoq të rezistonte ndërsa po përpiqej të largohej edhe pse një nga oficerët ishte në makinë.

“Ndalo, më lër të dal. Ndalo ose do të të qëlloj”, dëgjohet oficeri duke i bërtitur 17-vjeçarit përpara se ta qëllonte katër herë pas shpine të riun afro-amerikan.

Punonjësit e policisë të përfshirë në vrasjen e 17-vjeçarit janë pezulluar pasi kanë nisur hetimet për ngjarjen. Avokati i familjes së 17-vjeçarit kërkoi që të bëhen publike detajet e punonjësit të policisë që e qëlloi dhe të ndiqet penalisht.

Marketing