Autoritetet britanike kanë vendosur të mbyllin në anije qindra azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht në ishull dhe që janë në pritje të kërkesës së tyre.

Marketing

Anija e  quajtur “Bibby Stockholm” do të qëndrojë në brigjet e Dorset për më shumë se 18 muaj dhe pritet të strehojë më shumë se 500 persona.

Sipas Ministrisë së Brendshme, anija do të ofrojë kushtet bazike, si dhe do të ketë kujdes shëndetësor si edhe siguri gjatë 24 orëve.

Emigrantët do të qëndrojnë në këtë anije deri në momentin kur autoritetet britanike të vendosin rreth kërkesës së tyre për azil në ishull.

Pjesë e emigrantëve që pritet të strehohen në këtë anije gjigante pritet të jenë edhe ata shqiptarë të cilët tentojnë të kalojnë me gomone në kanalin “La Mansh”.

Lëvizja e Britanisë së Madhe vjen pasi reagimit të gjerë të opinionit publik, pasi qeveria po shpenzonte miliona paund për strehimin e emigrantëve në hotele luksoze.

Marketing