Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Marketing

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar ngritjen e trupave.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufijtë e Ukrainës, transmeton albora.ch.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili kritikoi “panikun” që mund të përhapet nga pretendime të tilla, tha se nuk kishte prova se Rusia po planifikonte një pushtim në ditët në vijim.

Sot presidenti Zelensky foli për gati një orë në telefon me presidentin amerikan Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord për “rëndësinë e vazhdimit të ndjekjes së diplomacisë dhe parandalimit”.

Marketing