Nëse Rusët pushtojnë përfundimisht Ukrainën atëherë ka të ngjarë që furnizimi me gazin rus në Evropë të ndërpritet.

Marketing

Ndikim do të ketë edhe në furnizimin me produktet ushqimore që importohen nga vendet e BE në Ukrainë, veçanërisht në një kohë kur inflacioni me çmimet e ushqimeve ka arritur në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit.

Ukraina cilësohet si një nga katër furnizuesit më të mëdhenj të BE me produkte ushqimore pas Mbretërisë së Bashkuar, Brazilit dhe SHBA-ve. Ukrainasit dërgojnë në vendet e BE sasi të mëdha misri, drithëra të tjera dhe vajra bimore, transmeton albora.ch.

Evropianët importojnë nga Ukraina edhe vaj luledielli, fara dhe mjaltë. Ukraina është furnizuese e madhe edhe për vendet e tjera në Afrikën e Veriut ku eksporton sasi të mëdha ushqimi./albora.ch/

Marketing