Marketing

Shumë qytetarë kanë dalë sot ta shijojnë Liqenin e Batllavës, ani pse ai duket ndryshe prej herëve tjera.

Liqeni është shndërruar në ‘pistë patinazhi’ pasi që është ngrirë i gjithi, shkruan Albora.ch.

Lexues të Albora.ch kanë dërguar fotografi nga atje ku shihet se dikush prej qytetarëve e ka shftytëzuar këtë ngricë që të lëshohet me parashutë mbi akull.

Por edhe qytetarë të tjerë janë parë teksa ecin mbi akull dhe bëjnë fotografi mbi liqen.

Nuk është hera e parë që Liqeni i Batllavës ngrihet gjatë stinës së dimrit, por ajo që e bën më të veçantë kësaj here është fakti se temperaturat nuk janë nën 0 gradë celsius./albora.ch/

Marketing