Të paktën 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas.

Marketing

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, ishin dërguar gjithashtu në spital.

Të mbijetuarit vuanin nga goditja e nxehtësisë dhe lodhja nga nxehtësia.

San Antonio, i cili është 250 kilometra nga kufiri ShBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, që i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”, tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. “Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”.

Marketing