Credit Suisse është shpallur fajtor dhe gjobitur për përfshirje në pastrim parash në lidhje me një rrjet bullgar të drogës.
Gjykata penale e Zvicrës zbuloi se banka nuk bëri mjaftueshëm për të parandaluar anëtarët e sindikatës së krimit të përfitonin nga trafikimi i kokainës në Evropë.
Banka është gjobitur me rreth 1.7 milion £ dhe u urdhërua t’i paguante 15 milion £ qeverisë zvicerane, raporton BBC.
Banka ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë kundër vendimit.
Një ish-teniste bullgare, Elena Pampoulova-Bergomi, e cila punoi në bankë për një periudhë, u shpall fajtore për pastrim parash nga gjykata më e lartë penale e Zvicrës dhe u dënua me 20 muaj burg me kusht. Gjoba e saj prej 1.7 milion £ u pezullua gjithashtu.
Credit Suisse është banka e dytë më e madhe në Zvicër dhe mohon keqbërjen. Është hera e parë që një bankë zvicerane i nënshtrohet një procedimi të tillë penal.