Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një rrëmuje në një vend të shenjtë hindu në Indi.

Marketing

Policia thotë se ajo u shkaktua nga një debat mes besimtarëve në faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmirin të shtunën.

Kryeministri Narendra Modi tha se ishte “i pikëlluar” nga humbja e jetëve.

“Shumë i pikëlluar nga humbja e jetëve për shkak të një rrëmuje në Mata Vaishno Devi Bhawan. Uroj të shërohen së shpejti të plagosurit.” tha Modi në një postim në Twitter.

Dhjetëra mijëra njerëz zakonisht e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në ditën e parë të vitit të ri në faltoren e shpellës, e cila është ndër vendet më të nderuara të pelegrinazhit të Indisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet e kishin kufizuar numrin e vizitorëve në ditë në 25 mijë për shkak të pandemisë.

Por raportet thanë se pothuajse dyfishi i numrit të lejuar të besimtarëve ishte mbledhur në vendin që ndodhet pranë qytetit të Katra.

Pas një pauze të shkurtër, pelegrinët tani janë lejuar të vizitojnë përsëri faltoren. Derisa ka nisur një hetim për ngjarjen. /albora.ch/

Marketing