Ani se 30 vjeçari Egzon Kelmendi, i biri i biznesmenit të njohur kosovar Ramiz Kelmendi, vozit veturë të shtrenjtë të tipit Rolls Royce, të cilën ia shfrytëzojnë për videoklipe artistë të famshëm të estradës shqiptare, ai pretendon se në një të ardhme të afërt do ta shohim edhe me avion privat, shkruan albora.ch.

Marketing

Teksa na shoqëroi në kompaninë e tij me këtë veturë super të shtrenjtë, Egzoni na informoi më shumë rreth planeve të së ardhmes.

“I kam miq dhe kam shumë raporte të mira me menaxherët e tyre. Gjiko me Ermalin kanë qenë të parët që kanë shfrytëzuar makinën, por edhe shtëpinë për klipe, pastaj Tayna me Mozzik dhe Don Xhoni, por edhe të tjerë. Po pse jo mendoj që në të ardhmen të kem edhe një avion privat”.

Por, jo vetëm kaq?! Do të mahniteni edhe me arkitekturën e rezidencës “milionëshe” të familjes së Egzonit, e njohur nga pejanët si “Shtëpia e Bardhë” e Kosovës.

Mes tjerash, ai tregoi rastësinë e ngjashmërisë së kësaj rezidence me Shtëpinë e Bardhë në Washington.

“Këtë e ka bërë babi pak a shumë të njëjtë. Ka ndodhur krejt rastësisht. Kur e kemi bërë planin ka qenë shtëpi sikur katrore. Babi tha: pse nuk po ia qesim edhe një pjesë që të duket si Shtëpia e Bardhë dhe ta ketë edhe Kosova një Shtëpi të Bardhë. Andaj, këtu e thirrin si Shtëpia e Bardhë. Në këtë shtëpi jetojmë 6 anëtarë të familjes”.

Hic më pak se 3500 të punësuar numëron kjo familje me të gjitha bizneset që posedon. Por, Egzoni thotë se nuk është aspak e lehtë t’i menaxhosh të gjitha këto biznese dhe se për këtë punon e gjithë familja. /albora.ch/

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Egzon Kelmendin.

Marketing