Ish komandanti i NATOs- Wesley Clark përmes një video mesazhi iu është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe gjithë popullit kosovar në 23 vjetorin e  fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Marketing

Clark ka thënë se është krenar që ishte komandant i NATO-s gjatë kohës së bombardimeve.

“Për mua ishte nder i jetës të ishta komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik.”, ka thënë ai.

Tutje ka vlerësuar zhvillimin e Kosovës dhe miqësinë me SHBA-në.

“Por jam posaçërisht shumë krenar për gjithë ju në Kosovë për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka thënë ndër tjerash Welsey Clark.

Ai po ashtu ka përmendur luftën në Ukrainë, por  ka theksuar se fokusi duhet të vazhdojë të jetë ende edhe mbi Kosovën.

“Sot jemi në një krizë tjetër. Kur isha në Kosovë verën e kaluar bisedova me shumë anëtarë të Qeverisë për Ukrainën dhe cilat janë ngjashmëritë . Sot e gjithë vëmendja është fokusuar drejt Ukrainës, por jam duke punuar shumë për t’u siguruar që ta mbajmë fokusin tonë në Kosovë. Ju ende keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë e vlerësojmë atë nne ju duam dhe duam që të keni më të mirën për demokracionë tuaj dhe për secilin prej jush, për jetët tuaja si anëtarë të komunitetit përendimor.”, ka deklaruar Clark.

Ndërkohë ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të ish Sekretares së Shtetit Madeline Albright.

“Jam e mërzitur kur e kuptova se e Madhja ish sekretarja e shtetit Medeline Albright ka ndërruar jetë.Uneëtakova Presidentin Clinton edhe para tre-katër ditve isha bashkë me Tony Blair. Në ishim të gjithë bashkë dhe ishim të mendimit se 23 vite më parë NATO ka bërë gjënë e duhur. Ne e bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, bëmë gjënë e duhur për NATO-n, bëmë gjënë e duhur për botën.”, ka thënë Clark. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing