Shumë personazhe të famshëm qoftë në sport apo në showbiz, tashmë publikisht kanë bërë të ditur se janë kundër vaksinimit covid.

Kohët e fundit, ylli i tenisit Novak Gjokovic nuk është vaksinuar kundër koronës, dhe nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, ku si pasojë e kësaj edhe nuk lejohet të udhëtojë në Australi, shkruan 20min.ch, përcjell albora.ch.

Marketing

Tifozët që nuk ndajnë pikëpamjet e Gjokoviçit janë të zhgënjyer nga ylli i tenisit, ndërsa skeptikët e vaksinimit janë të lumtur për hapjen e tij.

Por Gjokoviç nuk është i vetmi personazh i famshëm i pavaksinuar ose kritik ndaj vaksinimit.

Sipas 20min.ch është edhe komediani Marco Rima, i cili përmes një video shpjegoi se ai mund të kuptojë që njerëzit vaksinohen kundër Corona vetëm në mënyrë që të marrin certifikatën Covid, por se personalisht, ai pohon se nuk dëshiron të vaksinohet.

As reperja Nicki Minaj  nuk i beson shumë vaksinimit. Në shtator të vitit të kaluar, ajo ndau një postim në Twitter në të cilin shkroi: “Nuk do të vaksinohem derisa të kem bërë mjaft hulumtime vetë.” Nicki ende nuk ka treguar nëse e ka përfunduar kërkimin e saj, transmeton tutje albora.ch.

E në mesin e tyre janë edhe reperi Offset dhe Cardi B, të cilët e arsyetojnë refuzimin  për të vaksinuar me mungesë besimi. “Unë nuk i besoj gjësë”, tha amerikani për TMZ.com në dhjetor 2020.

Por sipas OBSH-së, nuk ka asnjë provë që vaksinat Covid-19 janë më të rrezikshme se të gjitha vaksinat e tjera./albora.ch/

Marketing