Të paktën 6 raketa Fateh-110 janë lëshuar drejt konsullatës amerikane në Erbil, Irak.  Lajmin e kanë shpërndarë mediat e Lindjes së Mesme.

Marketing

Mirëpo pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga profile të ndryshme, përfshirë edhe gazetarët, në rrjete sociale, transmeton albora.ch.

Drejtuesi i kryeqendres kurde, Erbilit, Omed Khoshnaw, citohet të ketë thënë se ka pasur shpërthime, por se është ende e paqartë nëse cak ka qenë njëmend konsullata amerikane.

Ministri kurd i Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pasur të lënduar ose ndonjë vdekje nga shpërthimi i së shtunës mbrëma, shkruan the Jerusalem Post, duke e cituar agjencinë irakiuane të lajmeve (INA). /albora.ch/

Marketing