Një sulm masiv kibernetik ka goditur website-in e qeverisë ukrainase, të enjten vonë, duke i bërë disa faqe të paqasshme për të premten në mëngjes, shkruan Reuters.

Marketing

Edhe pse kjo ishte paralajmëruar më parë nga qeveria ruse se populli i Ukrainës “duhet të frikësohen dhe të presin për më të keqen”, sulmi kibernetik nxiti Kievin të hapë një hetim.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha se ishte shumë herët për të thënë se kush qëndron pas sulmit. Por shpjegoi se në sulme të ngjashme, të ndodhura më parë, përgjegjëse është shfaqur gjithmonë Rusia.

Sulmi kibernetik, i cili goditi Ministrinë e Jashtme, kabinetin e ministrave dhe këshillin e sigurisë dhe mbrojtjes, vjen fill pasi qeveritarët në Kiev dhe aleatët e tij, kanë dhënë alarmin për një ofensivë të re, ushtarake, ruse, kundër Ukrainës.

“Është shumë herët për të dalë në përfundime, por ka një histori të gjatë të sulmeve ruse (kibernetike) kundër Ukrainës, në të kaluarën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Qeveria ruse, edhe më parë ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës.

“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale u ngarkuan në rrjetin publik. Të gjitha të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur të rikthehen”, thuhej në një mesazh në faqet e internetit të qeverisë së hakuar, shkruar në gjuhen ukrainase, ruse dhe polake.

“Të gjitha informacionet për ju janë bërë publike, kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”, shkruhej gjithashtu. /albora.ch/

Marketing