Është paralajmëruar se sonte moti do të jetë vërtet i pakëndshëm në Zvicër, ku pritet borë, shi dhe një stuhi e fortë.

Marketing

E kjo erë e forte ka detyruar avionët në Cyrih të rrotullohen në ajër pa mundur të zbresin në tokë.

Siç tregojnë pamjet e radarit të fluturimit në Twitter, avionë të ndryshëm duhej të rrotulloheshin ose mund të fillonin afrimin e uljes vetëm me vonesë.

Siç raportojn mediat zvicerane avionët e Cyrihut, u detyruan të bënin gjashtë manovra rreth rrotullimi brenda një ore. Me katër avionë, ulja funksionoi në tentativën e dytë. Një avion duhej të rrotullohej dy herë, vetëm në përpjekjen e tretë u ul me sukses./albora.ch/

Marketing