Studiuesit besojnë se mund të ketë një planet të jetueshëm, në afërsi të një ylli që po vdes.

Marketing

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet ku mund të jetohet është gjetur në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur “xhuxh i bardhë”.

Planeti u zbulua në “zonën e banueshme” të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të jetuar. Distanca në mes të një planeti dhe yllit duhet të jetë tamam e duhur për të qenë e jetueshme.

Studimi është publikuar në njoftimet mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.

Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.

“Kjo është hera e parë që diçka është parë në zonën e banueshme të një ‘xhuxhi të bardhë’. Dhe kështu ekziston mundësia për jetë në një botë tjetër që rrotullohet rreth tij”, tha ai për BBC.

Ndërsa yjet e mëdhenj bëhen vrima të zeza kur vdesin, më të vegjlit bëhet xhuxhe të bardha. Ato janë zakonisht në madhësinë e një planeti dhe lëshojnë një dritë të bardhë-në të kaltër kur formohen fillimisht.

Planeti potencial mendohet të jetë 60 herë më afër yllit se planeti ynë që është nga Dielli.

Marketing