“Do të sigurohemi që të kemi një qasje të balancuar përsa i përket edhe sanksioneve e ardhshme që do të ndërmarrim gjatë vitit.” ( ambasadori britanik, 8 shkurt 2023)

Marketing

Rastësi apo jo, do e tregojnë ditët, po ky paralajmërim për një listë të dytë me non grata, u artikulua vetëm një ditë para se në Tiranë, të mbërrijë ai që njihet si emisari i njoftimit të non gratave.

Lord Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndodhet në Tiranë, për një vizitë dy ditore, këtë të enjte dhe të premte.

Ishte ai që në korrikun e nxehtë të një viti më parë njoftoi për një listë me emra politikanësh dhe biznesmenësh, që iu ndalua të hyjnë në territorin britanik.

Ajo listë përmbante 27 emra nga e gjithë bota, për të cilët qeveria britanike tha se kishte të dokumentuara, lidhjet me kriminalitetin dhe korrupsionin.Emrat e non gratave nuk u publikuan kurrë, përveç atij të Sali Berishës, që e shprehu vetë, një ditë më pas. Se kur do të bëhet publike lista e dytë, kjo mbetet për t’u parë, në ditët në vijim. Ajo gjithsesi do të njoftohet prej të dërguarit të posacëm i qeverisë britniake, për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Kjo vizitë në Tiranë dëshmon, sipas ambasadës britanike, vendosmërinë  e Kryeministrit britanik për të punuar ngushtësisht me Qeverinë shqiptare dhe vendet e tjera të  Ballkanit për katër cështje kyçe: institucione dhe vlera të  forta demokratike,bashkëpunim për t’i bërë ballë krimit të organizuar, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qasje e njëjtë për sfidat e përbashkëta, si emigracioni i paligjshëm. Këtë të enjte, ai takoi dhe Presidentin Bajram Begaj dhe ministren e Jashmte, Olta Xhacka

Marketing