Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.

Marketing

Personi i armatosur hyri në shkollën e mesme qendrore “Visual & Performing Arts” pak pas orës 09:00 me orën lokale (13:00 GMT) të hënën, teksa dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari, shkruan BBC.

Dëshmitarët thonë se jetët tjera u shpëtuan pasi arma e të armatosurit u bllokua në mes të sulmit.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si një ish-student 19-vjeçar, shkëmbeu me armë zjarri me policinë dhe më pas iu humbi jetën pas plagëve të marra.

Motivi i tij për sulmin në shkollën e rreth 400 nxënësve është i paqartë.

Një vajzë adoleshente u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.

Shtatë të plagosurit – tre vajza dhe katër djem – të gjithë kishin lëndime jo të rrezikshme për jetën, sipas mediave lokale.

Policia tha se personi i armatosur u diplomua vitin e kaluar nga shkolla dhe nuk kishte histori të sjelljes kriminale.

Një nga viktimat u identifikua nga familja si mësuesi i shëndetësisë Jean Kuczka.

Kuczka, 61 vjeç, kishte dhënë mësim në shkollë që nga viti 2008, sipas një biografie në internet, dhe ishte gjyshe e shtatë fëmijëve.

Marketing