Shumica e ukrainasve besojnë se vendi duhet të vazhdojë rezistencën e ndaj pushtimit rus, sipas një sondazhi.

Marketing

Sondazhi, i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev (KIIS) më 21-23 tetor, tregoi se 86% e të anketuarve thanë se duhej të vazhdonte lufta kundër pushtuesve, edhe nëse sulmet me raketa vazhdojnë dhe me dronë në qytetet e Ukrainës

Përqindja e njerëzve që mbështesin rezistencën e vazhdueshme të armatosur mbetet e lartë, në 69%, madje edhe në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk. Në një kundërofensivë në muajt e fundit, forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në të dy rajonet, që kufizohen me Rusinë.

Dy të tretat e të gjithë të anketuarve që iu përgjigjën pyetjes në gjuhën ruse dhe jo në gjuhën ukrainase, favorizuan vazhdimin e luftës kundër pushtuesve rusë, në krahasim me 89% mes atyre që u përgjigjën në gjuhën ukrainase.

Një sondazh i KIIS i kryer muajin e kaluar tregoi se 87% e ukrainasve kundërshtojnë çdo lëshim territorial ndaj Rusisë. Rusia goditi infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke përfshirë termocentralet këtë muaj.

Moska mohon se ka shënjestruar civilët.

Marketing