Delegacioni ukrainas dhe ai rus do të takohen sërish sot. Pala ukrainase tashmë është nisur drejt vendtakimit, sipas Vladimir Medinskyt, asistentit të presidentit rus, Vladimir Putin, do të jetë në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Marketing

Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka publikuar një fotografi nga helikopteri, duke njoftuar se janë nisur drejt vendit ku do të takohen me pushtuesit.

“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë”, shkroi Podoliak në Twitter.

Të hënën, Ukraina dhe Rusia u takuan për herë të parë që nga nisja e pushtimit të shtetit fqinj nga forcat ruse./albora.ch/

Marketing