Dy javë pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës do të zhvillohen bisedimet e para në nivel qeveritar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Marketing

Takimi i ministrave të jashtëm Sergej Lavrov dhe Dmytro Kuleba është planifikuar për sot në prani të ministrit të Jashtëm turk, Mevlyt Çavusoglu në kuadër të të ashtuquajturit forumi i diplomacisë në rajonin turistik Antalja, transmeton albora.ch.

Në forumin, që zhvillohet rregullisht, mblidhen politikanë, diplomatë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme për të diskutuar bashkarisht.

Takimit të top-diplomatëve i kanë paraprirë përpjeket e zellshme diplomatike të Ankarasë. Në fundjavë presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike rreth një orë me kreun e Kremlinit Vladimir Putin përsëriti kërkesën e tij për armëpushim dhe në radhë të parë u angazhua për “korridore humanitare” dhe nënshkrimin e një marrëveshje paqeje.

Interesat turke për një zgjidhje paqësore të konfliktit janë të mëdha. Turqia si anëtare e NATO-s mban marrëdhënie të ngushta me të dy vendet./albora.ch/

Marketing