Dita Botërore e Lumturisë festohet çdo vit në mbarë botën më 20 mars. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë është të rrisë ndërgjegjësimin për vlerën e lumturisë në jetën e dikujt dhe ndikimin e përgjithshëm që mund të ketë në mirëqenien e një personi.

Marketing

Kjo ditë synon të përhapë mesazhin se përparimi i një kombi duhet të jetë rritja e lumturisë dhe mirëqenies njerëzore dhe jo vetëm rritja e ekonomisë.

“Kthehu më i lumtur” është tema për vitin 2022 dhe synon të arrijë rimëkëmbjen globale nga pandemia COVID-19.

Më 12 korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 20 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe ambicie të përbashkëta në jetën e njerëzve në mbarë botën, shkruan ndtv.

Pavarësisht problemeve të shumta të vendit, kosovarët rangohen goxha lartë si popull i lumtur. Sipas  “Gallup” në botë, Kosova është vendi i 32-të për këtë ndjenjë pozitive, ndërkaq që në rajon është e para.

Disa nga qytetarët thonë se ia kanë imponuar vetës lumturinë, duke i lënë anash hallet, e të tjerë janë mësuar të kënaqen me aq sa kanë.

Por radhitja si më të lumtur në këtë matje sipas psikologut, Ilir Havolli, është si rezultat i lirisë nga pandemia, e ribashkimit të familjeve.

Megjithatë, për shkak të COVID-19 edhe rastet me problemet e shëndetit mendor janë në rritje.

Në raportin e Gallupit ku Finlandezët mbajnë primatin e popullit më të lumtur në botë, Kosovarët lënë pas Serbinë në vendin e 43-të, Malin e Zi në të 75-tin, Maqedoninë Veriore në atë të 89-tën,  e një më lart Shqipëria si më e palumtura e rajonit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing