Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Danimarka është në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.

Marketing

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, Izraeli renditet në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë. Suedia dhe Norvegjia janë përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.

Sipas raportit, shqetësimi dhe stresi u ulën në vitin e dytë të pandemisë.

Sipas infografikës, kosovarët renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët. Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. /albora.ch/

Marketing