Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sonte do të ndizen dritat në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Marketing

Në njoftimin e komunës thuhet se ndezja e tyre do të bëhet duke filluar nga ora 19:00.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të ketë edhe performancë muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

“Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit. Gjithashtu, do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Marketing