Sllovenia ka hequr të hënën shumicën e masave për luftim të koronavirusit.

Marketing

Qytetarët nëpër restorante, hotele dhe ambiente tjera, nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se kanë qenë të vaksinuar, janë shëruar nga koronavirusi apo kanë test negativ, ka raportuar agjencia e lajmeve, STA, duke cituar vendimet e Qeverisë gjatë fundjavës.

Ndërkohë, udhëtarët që shkojnë atje nuk kanë nevojë të prezantojnë statusin e tyre për koronavirus.

Po ashtu nuk do të zbatohet ora policore. Restorantet do të jenë të hapura deri në orët e vona.

Kurse vendosja e maskës është ende e obligueshme në ambiente të mbyllura.

Numri i rasteve të infektimit në këtë shtet ka rënë kohën e fundit dhe se mesatarja e shtatë ditëve të fundit flet për 4,248 raste të infektimit për 100,000 banorë./albora.ch/

Marketing