Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi të madhe në Austri dhe tani është mbizotërues, ku numri i rasteve të reja me virusin korona është rritur sërish që nga Krishtlindjet.
Një samit federal-shtetëror do të zhvillohet nesër, në të cilin politikanët duan të diskutojnë përsëri masat e reja pandemike, ku aktualisht nuk dihet ende se cilat masa do të diskutohen në detaje, por raportohet se Austria mund të përballet me shtrëngime të mëtejshme, shkruan 20min.ch, përcjell albora.ch.
Marketing
Burgenland tashmë ka ecur përpara dhe ka vendosur një regjim të rreptë testimi për stafin infermieror dhe punonjësit e qeverisë./albora.ch/
Marketing