Varianti Omicron po shënon dita – ditës rritje të numrit të nfektimeve në shumë vende të Evropës.

Marketing

Britania e madhe raportoi mbi 218 mijë raste në 24 orët e fundit dhe 48 viktima të martën.

60 për qind e personave mbi 12 vjeç dhe 75 për qind e atyre mbi 18, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Në alarm janë dhe autoritetet italiane, ku në 24 orë u regjistruan mbi 170 mijë raste dhe 259 vdekje.

Për të frenuar pandeminë po mendohen masa të reja, si shtyrja e hapjes së shkollave, puna nga shtëpia dhe vaksina me detyrim për mbi 60-vjeçarët.

Ndërkohë, Qipro, bëhet vendi me numrin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë, me 2,505 raste për çdo 100 mijë banorë.  Pas tij, renditen Danimarka, Irlanda, Greqia dhe Franca. /albora.ch/

Marketing