Kosovo Serbs block the road with trucks near the village of Rudine, North Mitrovica, Kosovo December 13, 2022. REUTERS/Ognen Teofilovski

Që nga 10 dhjetori janë vendosur barrikadat në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Mitrovicës nga serbët lokal.

Marketing

Vendosja e këtyre barrikadave u bë në shenjë revolte kundër arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor në pikën kufitare Jarinjë.

Pantiqi u arrestua pasi që dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e veriut.

Përgjatë kësaj kohe në veri të vendit u dëgjuan shpërthime të shumta me shok bomba, kurse kohëve të fundit janë raportuar edhe për rrëmbime dhe keqtrajtime të qytetarëve serbë të Kosovës.

Nga Policia e Kosovës thuhet se janë duke u marrë seriozisht me këto raste, kurse kanë njoftuar kanë vendosur disa pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

“Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale. Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore. Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytet”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Albora.ch ka thënë se probabiliteti është i lartë që grupet kriminale munden të kryejnë vepra si rrëmbimi e vrasje.

Drizan Shala për mediumin serb: Institucionet e Kosovës nuk kanë qasje në  18% të territorit
Drizan Shala

Gjithashtu, Shala ka theksuar se në anën veriore të Kosovës ka mungesë të zyrtarëve policorë dhe se siguria është e cenueshme.

“Probabiliteti është i lartë në konturatë e asaj që grupet kriminale munden më kry veprime edhe të rrëmbimit, vrasjeve etj.

Sepse defakto mungon dhe është e cenueshme siguria në atë pjesë në mungesë të zyrtareve policorë të Kosovës”, ka thënë ai .

Sipas tij, barrikadat pritet të hiqen gjatë javës pasi kjo varet se shpejt marrin vendim anëtarët në kuadër të KFOR-it.

“KFOR është duke pritur një momentum dhe dihet që si mekanizëm brenda saj të vendimmarrjes është e përcaktuar se si merret brenda këtij trupi më mandat 1244.

Barrikadat mbase s’janë hequr brenda 48 orëve të para sipas gjitha gjasave do të largohen brenda kësaj jave, varësisht se sa shpejt marrin vendim anëtarët në kuadër të KFOR (NATO)”, ka theksuar ai.

Sa i përket largimit të barrikadave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për “The Guardian” ka theksuar se dihen të shqetësuar pasi që heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat.

May be an image of 1 person and standing
Albin Kurti

Kurti ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos ketë destabilizim.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, ai ka cekur se BE-SHBA janë pro heqjes së barrikadave, por ndjehen të shqetësuara se kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

 “BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi. Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri. Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd”, tha Kurti.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjendet në një vizitë dy-ditore në Azerbajxhan, ka folur rreth heqjes së barrikadave.

Aleksandar Vuçiq/ Instagram

Ai në një mënyrë ka “shantazhuar” Kosovën, duke thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, pastaj do të hiqen barrikadat.

“Fillimisht formoni Asociacionin e komunave serbe, pastaj do t’i heqim barrikadat”,  ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Baku.

Në anën tjetër, kryeministri serb ka fjalë të mira për KFOR-in duke thënë se po e trajtojnë situatën me seriozitet.

 “Ata (KFOR) po e trajtojnë situatën në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme”, ka deklaruar Vuçiq.

Marketing