Në shkurt, Sin boy u “shpall” i vdekur për herë të dytë.

Marketing

Një video që qarkulloi në rrjet u “konfirmua” në profilin e tij në Instagram.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.”, thuhej në postimin e ndarë në faqen e tij.

Pak kush e besoi sepse ishte “deja vu” e para rreth tre viteve.

Madje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai është rikthyer me një projekt të ri, në një kanal të ri në Youtube.

Projekti “France” është xhiruar në Prishtinë në ish-qendrën e paraburgimit ku gjatë regjimit serb, mijëra shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore.

Nga viti i kaluar, hapësira në qendër të Prishtinës shërben si muze dhe quhet “Burgu i idealit”.

Marketing