28 vjeçarja që u dhunua barbarisht dhe u mbajt peng nga partneri i saj në Tiranë, ka folur këtë të hënë për mediat. Ajo ka treguar nga ambientet e Spitalit Ushtarak se, Gleard Gusholli e kishte bërë të përjetonte ditët më të tmerrshme të jetës.

Marketing

E reja e lindur dhe e rritur në Gjermani, me pasaportë gjermane por me prindër shqiptarë, ka thënë se Gleard Gusholli donte ta mbyste e t’i merrte shpirtin. Gjithçka, sipas vajzës, ai e bënte sepse prindërit e saj e kishin përzënë nga Gjermania, pasi kishin mësuar se ai dhunonte 28 vjeçaren.

Siç tregoi Rezi për mediat, të dy ishin njohur në Gjermani dhe ajo e kishte ndihmuar 31 vjeçarin Gleard Gusholli të mjekohej, pasi dinte gjuhën shqipe. Aty ka nisur njohja e tyre dhe prindërit e 28 vjeçares, të cilët jetonin prej 30 vitesh në Gjermani, i kanë ndihmuar të jetonin bashkë.

Mirëpo, vajza thotë se që në ditët e para Gleardi kishte nisur ta dhunonte dhe prindërit e saj pasi e kishin marrë vesh këtë, e kishin përzënë 31 vjeçarin nga Gjermania. Pas një periudhe gati 3 mujore të ndarë, dy të rinjtë kanë rinisur të komunikojnë dhe vajza ka braktisur Gjermaninë për të bashkëjetuar me Gleardin.

Sapo ka ardhur në Shqipëri, në Tiranë, Rezi është dhunuar dhe mbajtur peng në shtëpi nga Gleard Gusholli. 

Më poshtë, është dëshmia e plotë e vajzës, dhënë për mediat këtë të hënë:

Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Kishim 1 vit e gjysmë që njiheshim. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kemi denoncuar as unë as familja. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia.

Rezi, 28 vjeçarja qe u dhunua dhe u mor peng

Persona të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë por e di që fliste në telefon, shkruante mesazhe, më kërcënonte se do vijë shoku im tani, do të torturojmë. Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani.

Kur flisja në telefon me gocën e dajës së tij, ajo i thoshte të lutem mos u zini. Kur folëm prap në telefon, i thashë gocës së dajës të vijë të më ndihmojë. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Unë kam lindur e jam rritur në Gjermani, jam infermiere. Ai ka qenë në qytetin tim dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja.

Këto ditë më ka detyruar edhe të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam kosnumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë. Mua nuk ka çfarë më mban Shqipëria, erdha të krijoja familjen me Gleardin, erdhi të hakmerret me mua. Me familjarët s’kam folur. Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, cuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorrin nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur.” 

Marketing