Këshilli Federal mban një mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Ukrainë mëngjesin e sotëm në orën 11:00. Konferenca për media e Këshillit Federal për Evropën e paralajmëruar për në orën 11:00 është anuluar për sot dhe do të mbahet më vonë.

Marketing

Këshilli Federal do të komunikojë sot pasdite për temën e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Federal, shkruan Kancelaria Federale në një deklaratë transmeton albora.ch.

Në një deklaratë nga EDA, Departamenti i Punëve të Jashtme, Zvicër dënoi “pushtimin rus në termat më të fortë të mundshëm”. FDFA shkroi në Twitter: “I bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë agresionin ushtarak. Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e civilëve”. /albora.ch/

Marketing