Ndihmësshoferi i autobusit të “Shero Tours”, Ahmed Abazi, ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur aksidenti në Bullgari.

Marketing

Ai tha se rruga ishte e rrëshqitshme dhe frynte erë.

“Frynte erë e fuqishme dhe na ra përpara diçka që na e humbi pamjen, ndërsa rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti pak dhe u përplas në kamionin që ishte parkuar. Të lënduar nuk ka, vetëm shoferi, kolegu im u lëndua pak”, tha Abazi, raporton Klan Kosova.

Ndihmësshoferi më tej tha për mediat bullgare se të gjithë pasagjerët kosovarë janë mirë.

“Të gjithë janë mirë dhe e kanë vazhduar rrugën. Kam mbetur vetëm unë për të parë se si mund ta tërheqim autobusin. Ishin 32 udhëtarë dhe ne dy shoferët. Asnjëri nga ta nuk e ka pësuar asnjë lëndim. Fatmirësisht nuk ishim duke ngarë autobusin me shpejtësi të madhe”, tha më tej Abazi. /albora.ch/

VIDEO – https://www.facebook.com/watch/?v=4762337310525736

Marketing