Dan Hutra autori i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan i motrës dhe kunatën e ish-bashkëjetueses është emër i njohur për drejtësinë.

Marketing

Në vitin 2003 ai është dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Për këtë krim ai ka vuajtur vetëm 3 vite burg.

Pasi ka dalë nga burgu, Hutra u fejua me Dafina Havaljan të cilën më 11 Dhjetor 2007, e vrau pasi dyshonte për një tradhti.

Në Mars të vitit 2009, Hutra do të dënohej me 24 vjet burg për vrasje me paramendim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Hutra dhe Havalja jetonin në një banesë me qira tek Fusha e Aviacionit.

Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tradhtonte. Kjo solli zënka mes tyre. Vajza telefonoi prindërit që të shkonin ta merrnin pasi nuk donte të jetonte më me të. Në këtë moment ai ka marrë thikën dhe e ka goditur në zemër disa herë, goditje këto që i sollën vdekjen e menjëhershme 22-vjeçares.

“Hajde merreni! E keni të vrarë tek shtëpia”, ka qenë telefonata që ai i ka bërë prindërve të saj..

Marketing