Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ndezja e dritave për festat e fundvitit në sheshin “Xhorxh Bush”, nuk do të ndodhë të martën në mbrëmje ashtu siç ishte paralajmëruar.

Marketing

Me ndezjen e dritave për festat e fundvitit është shtyrë edhe hapja e “Tregut të Fundvitit”. Kj do të ndodhë një ditë më vonë, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Arsyeja e kësaj shtyrje është për shkaqe teknike.

“Me keqardhje ju njoftojmë se për shkaqe teknike hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të shtyhet. Ju mirëpresim nesër, më datë 14 dhjetor 2022, në ora 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush”. Ejani të festojmë së bashku, me performanca muzikore nga Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe “String String”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Marketing