Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë australiane për kultivim të kanabisit në një ndërtesë që ishte pronë e tyre, ku vëllezërit e kishin përshtatur si shtëpi bari.

Marketing

Mediat vendase njoftojnë se të arrestuarit janë shtetasit Emilio dhe Ivan Lukaj, 45 dhe 42 vjeç të cilët janë dënuar me 11 dhe 13 vjet burg për kultivim të kanabisit dhe pas kryerjes së dënimit do të deportohen për në Shqipëri.

Përmes një video të shpërndarë në media janë publikuar pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën ku të dy vëllezërit kultivonin sasinë e kabanisit në fermën që kishin ngritur në Adeliade të Australisë./albora.ch/

Marketing