Shtatë persona u lënduan në një aksident në kantonin Vaud, të hënë në mbrëmje.

Marketing

Personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan blick.

Aksidenti ndodhi në Henniez kur një minibus u përplas kokë më kokë me një makinë që po afrohej nga drejtimi i kundërt, tha policia e kantonit Vaud të martën, transmeton albora.ch.

Të lënduarit kanë mbetur katër personat që udhëtonin në minibus, ata janë të moshës 20 deri në 27 vjeç. Tre mbetën të bllokuar dhe u përdorën mjetë speciale për t’i liruar nga automjetet e prishura.

I lënduar ka mbetur edhe 64 vjeçari, drejtues i makinës tjetër dhe pasagjerët, njëri 5 dhe 7 vjeç. Burri është dashur të nxirret nga automjeti nga zjarrfikësit. Të plagosurit u dërguan në spitalet në Lozanë, Payerne dhe Freiburg.

Prokuroria publike ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing