Përveç operatorit të Fox News, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën edhe një gazetare 24 vjeçare ukrainase, Oleksandra Kuvshinova.

Marketing

Ajo ishte punësuar pranë transmetuesit amerikan që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. E reja ishte me ekipin e Fox News në momentin që ndodhi sulmi.

Gazetarja është përshkruar nga një producente e Fox News që punoi me të gjatë konfliktit si një vajzë gazmore dhe e sjellshme.

“Në sulmin e djeshëm në afërsi të Kievit, ne humbëm një vajzë të bukur dhe trime, Oleksandra Kuvshinova-Sasha. Asaj i pëlqente muzika dhe ishte shumë gazmore dhe e sjellshme. Ajo ishte 24 vjeç. Kishte një muaj që punonte me ekipin tonë dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. I paharruar qoftë kujtimi i saj.”

Lexo edhe:

Vetëm pak më parë u konfirmua edhe vdekja e reporterit të transmetuesit amerikan, Pierre Zakrzeëski, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një gazetar britanik./albora.ch/

Marketing