Bukurie Voka është 37-vjeçarja nga Kavaja, që punon si shofere autobusi në Itali. Ajo është bërë e njohur për shkak të shamisë që mban në kokë, madje kjo i habiti aq shumë italianët sa që në ditën e dytë të vitit,  “Corriere della Sera” i ka kushtuar një shkrim të gjatë, shkruan abcnews.al, transmeton albora.ch.

Marketing

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar historinë se si u bë shofere dhe kush ishte personi i parë që e shtyu për të arritur deri këtu.

“Në fakt, kjo ishte një ide e një koleges time gjermane. Ajo disa ditë nuk kishte makinën dhe u detyrova të merrja autobusin. Ajo më ftoi, më thoshte e shikon është mirë këtu, më bënte reklama. Mundohet të më mbushte mendjen.

Teoria ishte shumë e vështirë se kishte të bënte me pjesën e motorrit, se nuk i dija as në shqip, jo mo italisht. Ajo ishte e vështirë. Kurse për praktikën ishte e vështirë vetëm muajin e parë. I kam marrë të gjitha testet me të parën”, u shpreh Bukuria./albora.ch/

Marketing