Pas 16 vitesh së bashku dhe pak më shumë se katër vjet martesë, Aktori Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet kanë ndarë rrugët e tyre.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë të mërkurën në llogarinë e Momoas në Instagram, ylli 42-vjeçar i Game Of Thrones dhe aktorja 54-vjeçare e Cosby Show njoftuan se po ndahen.“Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë se po ndahemi.” thuhej në deklaratën e tyre, raporton Dailymail, transmeton albora.ch.

Çifti shpjegoi se ata nuk po e shpallnin ndarjen e tyre sepse mendojmë se është e vlefshme, por që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ne mund ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…” vazhduan ata./albora.ch/

Marketing



Marketing